Tre faktorët që ndikojnë në dëmtimin e placentës gjatë shtatzënisë

Tre faktorët që ndikojnë në dëmtimin e placentës gjatë shtatzënisë


Në momentin kur ju ngeleni shtatzënë, brenda mitrës suaj zhvillohet placenta, e cila i siguron oksigjen dhe lëndë ushqyese fetusit.

Në shumë raste, placenta realizon punën e saj pa problem, por ndonjëherë shfaqen probleme me placentën e që mund të rezultojnë një sërë ndikimesh, duke përfshirë lindjen e parakohshme apo edhe abort shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Funksionet e placentës

Placenta shërben për një sërë funksionesh thelbësore gjatë shtatzënisë, si:

-Bartjen e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese nga sistemi i qarkullimit të gjakut të nënës tek fetusi;

-Mbrojtja e fetusit nga sistemi imunitar i nënës;

-Sekretimi i progesteronit, gonadotropinës korionike njerëzore (hCG) dhe estrogjenit, horomone të cilat janë të nevojshme për të mbajtur shtatzëninë.

Nëse ndonjë nga këto funksione është i dëmtuar, shtatzënia juaj mund të rrezikohet nga lindja e parakohshme.

Problemet e mundshme të placentës

Një numër problemesh që mund të dëmtojë placentën tuaj janë:

Korioamnioniti

Korioamnioniti është një infeksion bakterial i membranës që përbën ujërat.Zakonisht, ky infeksion udhëton përmes qafës së mitrës nga vagina.Kjo gjendje kërkon trajtim me antibiotikë.

Placenta accreta

Nëse placenta ngjitet shumë thellë në mitër quhet accreta.Në shumë raste, accreta mund të shkaktojë hemorragji pas lindjes.

Placenta previa

Kur placenta rritet mbi ose afër hapjes së brendshme të qafës së mitrës quhet placenta previa.Kjo gjendje mund të parandalojë lindjen e sigurt vaginale.Previa shoqërohet me një rrezik të lartë të gjakderdhjes vaginale përgjatë shtatzënisë./GazetaShneta/



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us