Superiorja “ndizet” me derbin e kryeqytetit, Laçi e Teuta duan kryesimin – SuperSport

Superiorja “ndizet” me derbin e kryeqytetit, Laçi e Teuta duan kryesimin – SuperSport


Ka qenë dhe mbetet sfida më e zjarrtë e kampionatit shqiptar, pavarësisht renditjes dhe formës së skuadrave, por këtë herë Tirana–Partizani vjen me objektiva të mëdha në valle, pasi bardheblutë janë rikthyer në garë falë tre fitoreve radhazi, ndërkohë që të kuqtë kanë një performancë fantastike që nga nisja e vitit 2021.

Në klasifikim Tirana është një pozicion më poshtë se Partizani, në vendin e 5-të, me 4 pikë larg tyre dhe 7 nga Vllaznia kryesues. Diçka më shumë se një vit më parë Tirana konfirmonte supremacinë në kampionat pikërisht me një fitore fantastike në derbi, duke mposhtur 5-1 Partizanin të cilin e nxjerr nga gara për titull dhe më i jep një shuplakë të fortë rivalëve. Por sot historia është ndryshe, pasi Partizani ka një grup të fortë lojtarësh, një trajner ekspert dhe mbi të gjitha qetësinë brenda grupit, që në edicionin e shkuar i kishte munguar.

Tirana vjen me grupin e plotë në derbi, pasi janë rikuperuar edhe lojtarët e dëmtuar teksa mbetet për t’u parë nëse janë gati të nisen si titullarë futbollsitë si Batha, Cale apo dhe Torassa. Edhe tek Partizani grupi është i plotë me Stenio Junior që është kthyer në dispozicion të trajnerit Ilir Daja që kësaj radhe do të ketë përballë një nga nxënësit e tij, Orges Shehin.

Një duel i veçantë brenda sfidës ashtu siç pritet të jetë edhe ai midis lojtarëve shqiptarë që vijnë nga Maqedonia. Taulant Seferi është kthyer shumë shpejt në njeriun gol tek kampionët ndërkohë që Jasir Asani është një nga më të rëndësishmit tek Partizani. 16 herë kampionët vijnë me humbjen ndaj Skënderbeut por me moralin e duhur pas fitores në derbin e fundit ndërkohë që shifrat e 23 javëve tregojnë se është sulmi më i fortë i kampionatit me 32 gola të shënuar pavarësisht se në 10 golashënuesit më të mirë të kampionatit nuk kanë asnjë prej lojtarëve në këtë renditje.

Rëndësinë kësaj sfide janë kanë dhënë tifozët që mesa duket edhe këtë duel duhet ta shohin nga ekrani i Supersport ku nuk do të mungojë asnjë detaj, duke startuar që në mesditë me emisionin “Gol pas Goli”, për t’i lënë më pas radhën fushës së lojës në orën 13:00.

Po në orën 13:00, në Korçë, Skënderbeu do të presë Laçin, me synimin për të marrë një tjetër rezultat pozitiv dhe për të rritur shpresat për mbijetesë. Korçarët mposhtën befasisht Partizanin fundjavën e kaluar dhe ndaj kurbinasve do të kërkojnë një tjetër rezultat shpresëdhënës.

Nga ana tjetër të besuarit e Shpëtim Duros u befasuan në shtëpi nga Apolonia, pasi nuk shkuan përtej barazimit 1-1, ndonëse dominuan gjatë gjithë 90 minutave, ndaj do të kërkojnë rikthimin te suksesi, për të marrë edhe kryesimin në renditje.

Një tjetër skuadër që dëshiron të përfitojë nga hapi fals i Vllaznisë dhe të marrë kreun e renditjes, është edhe Teuta, që do të presë në orën 16:00 Kastriotin në stadiumin “Niko Dovana”.

Bregdetarët vijnë pas një hapi fals në Ballsh ndaj Bylisit dhe do të synojnë vetëm 3 pikët ndaj Kastriotit, që pas një rehatie në renditje, ka filluar të shqetësohet sërish, pasi skuadrat poshtë saj po vijojnë të marrin rezultate pozitive e të afrohen.









Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us