Dortmundi fiton ndaj Herthas dhe afrohet me zonën Champions!

Dortmundi fiton ndaj Herthas dhe afrohet me zonën Champions!



Borussia Dortmund hodhi pas krahëve disfatën ndaj Bayernit duke u rikthyer te fitorja në javën e 25-të të Bundesligas falë suksesit 2-0 ndaj Hertha Berlin në Signal Iduna Park. Një fitore e rëndësishme që I afroi verdhezinjtë me zonën Champions teksa e shohin veten në vendin e 5-të, vetëm 1 pikë larg Frankfurtit të vendit të 4-t që gjithsesi ndeshjen e kësaj jave do ta luajë të dielën. Golat e Dortmundit ndaj Herthas u realizuan në pjesën e dytë. Fillimisht në minutën e 56-të Julian Brandt kaloi në epërsi verdhezinjtë ndërkohë që fitoren e vulosi talenti Moukoko në minutën e 91-të, vetëm 7 minuta pasi kishte hyrë në fushë në vend të Reus. Për t’u përmendur që skuadra kryeqytetase e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pasi Darida u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 80-të.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us