Zemaj thotë se Kosova është shembull në menaxhimin e pandemisë: S’kemi faj për mosardhjen e vaksinës



Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se kanë bërë të gjitha përgatitjet për vaksinimin e qytetarëve.

Sipas Zemajt, të gjithë qytetarët që duhet vaksinuar do të vaksinohen sipas planeve të vaksinimit, derisa për mosardhjen e vaksinës anti-Covid ka thënë se s’kanë faj meqenëse Kosova nuk është pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Ministria ka bërë të gjitha përgatitjet për vaksinim. Të gjithë ata që duhet vaksinuar do të vaksinohen sipas planeve të vaksinimit. Po punojmë për të siguruar sa më shumë vaksina anti-Covid. Derisa nuk jemi pjesë e OBSh-së ne nuk jemi fajtor që nuk arrin vaksina te ne”, ka deklaruar Zemaj.

I pari i Shëndetësisë ka thënë se Kosova mbetet shembull në menaxhimin e pandemisë dhe se për Kosovën flitet edhe në institucionet më prestigjioze.

“Qeveria ka paraparë 40 milionë euro për vaksina edhe nevoja tjera për vitin 2021. Kemi arritur të ngrisim kapacitetet si kurrë më parë. Ne kemi bërë më shumë se çdo vend tjetër i rajonit. Për Kosovën flitet edhe në institucionet më prestigjioze siç është instituti “Robert Koch”. Kemi qenë dhe mbetemi shembull në menaxhimin e pandemisë”, ka deklaruar Zemaj.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us