• July 30, 2021
 Vazhdojnë protestat në Mianmar, përkundër dhunës


Në Mianmar vazhduan protestat kundër grushtshtetit edhe sot, një ditë pasi një grup i të drejtave të njeriut tha se forcat e sigurisë kanë vrarë 12 protestues.

Protestat u mbajtën në Jangon, qytetin më të madh të Mianmarit, dhe në disa qytete të tjera.

Vendi, që ndryshe njihet edhe si Birmani, është në krizë, prejse ushtria ka rrëzuar Qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyisë më 1 shkurt dhe ka marrë përsipër pushtetin.

Zëdhënësi i juntës ushtarake, gjenerali Zaw Min Tun, ka thënë të enjten se Suu Kyi ka pranuar pagesa të paligjshme me vlerë prej 600,000 dollarësh, si dhe ar, gjatë kohës sa ka qenë në Qeveri.

Suu Kyi dhe zyrtarë të tjerë të partisë së saj janë aktualisht nën arrest shtëpiak.

Protestuesit duan rikthimin në demokraci.

Protestat e së enjtes kanë qenë ndër më të përgjakshmet prejse ushtria ka marrë pushtetin, tha grupi i të drejtave të njeriut Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë.

Disa vende, përfshirë SHBA-në, kanë vendosur ose kanë kërcënuar me sanksione ushtrinë e Mianmarit.


Top Channel





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us