Të shtënat me armë në Divjakë/ Si ndodhi ngjarja që terrorizoi policinë: 34-vjeçari shtriu në tokë efektivët…

Të shtënat me armë në Divjakë/ Si ndodhi ngjarja që terrorizoi policinë: 34-vjeçari shtriu në tokë efektivët…


Top Channel ka mësuar detaje të reja nga të shtënat me armë që terrorizuan policinë mbrëmjen e sotme në fshatin e Gradishtës, Divjakë.

Burimet bëjnë me dije se 34-vjeçari Artan Kaboci i është përgjigjur forcave të policisë duke i kërcënuar. Ai i ka shtrirë në tokë policët dhe më pas ka nisur t’i thyejë xhamat e makinave të tyre.

Pas këtyre akteve, ka marrë furgonin e policisë dhe është larguar nga vendngjarja. Efektivët kanë kërkuar me urgjencë përforcime dhe FNSH ka mbërritur me urgjencë duke rrethuar zonën ku ndodhej.

Pas thirrjeve të shumta, Kaboci është dorëzuar ndërsa njihej si person problematik në zonë.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 19:30, në Sallën Operative ka ardhur një njoftim se në fshatin Gradishtë, në banesën e shtetasit A. K., 34 vjeç, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët kanë bërë rrethimin e banesës dhe vendosjen e perimetrit të sigurisë. Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje shtetasit A.K të hidhte armën por 34-vjeçari nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka dëmtuar me sende të forta tre mjete të Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us