Shkup, 56-vjeçari akuzohet për shpërndarje të sekreteve shtetërore

Shkup, 56-vjeçari akuzohet për shpërndarje të sekreteve shtetërore






Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka sjell propozim akuzë kundër një personi i cili ngarkohet për veprën penale “Dhënie të sekretit shtetëror”, njoftojnë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Alsat.

Sipas njoftimit të prokurorisë Publike, 56-vjeçari disa here gjatë muajit korrik të vitit të kaluar ka shpërndarë dokumente nga ish Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, respektivisht tashmë Agjencia për Siguri Kombëtare, deri tek të cilat ka ardhur në mënyrë të paligjshme. Sipas Prokurorisë, dokumentet kanë qenë të klasifikuara si “rreptësishtë konfidenciale” dhe kanë të bëjnë me hetime operative të DSK-së.

“Kështu, më 07.07.2020 në një konferencë për shtyp i pandehuri ka paraqitur fotokopje të pjesëve të një versioni punues të dokumentit – `Raport nga biseda me një person i cili bashkëpunon me DSK-në dhe një shënim zyrtar`. Më 8, 9 dhe 12 korrik 2020, ai vazhdoi të publikojë pjesë të dokumenteve të klasifikuara në profilin e tij në Facebook, duke përfshirë transkriptime bisedash me shënjestra të DSK-së së atëhershme”, thonë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us