Shehi para derbit: Tirana merr më shumë se Europa



Në këtë javë do të Superiores do të kemi edhe përballjen e derbit mes Tiranës dhe Partizanit. Kjo ndeshje pritet me shumë vëmendje, teksa bardheblutë kanë hyrë seriozisht edhe në garën për titullin kampion.

Në rast se bardheblutë do të fitonin këtë derbi atëherë rindezin shpresat e tyre për t’u konfirmuar si kampion të Superiores, pavarësisht se disa ndeshje më parë shihej si e pamundur edhe Europa.

Në një intervistë të gjatë për “RTSH Sport”, trajneri Orges Shehi ka folur për gjendjen e skuadrës përpara kësaj ndeshje të veçantë. Vetë trajneri e pranon se kjo skuadër ka aftësi për të shkuar më larg sesa thjeshtë zona e Europës, ndërsa gjithashtu kujton se dikur ka qenë pjesë e Partizanit. Më poshtë është intervista e “RTSH Sport”:

“Gjendja është e mirë, sidomos pas tri fitoreve, gjë e cila na jep besim për të bërë mirë dhe për të kuptuar se çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë kemi bërë keq dhe për të kuptuar se ku jemi dhe ku duhet të shkojmë.

E morët skuadrën në një situatë pak të thuash delikate edhe për shkak të raporteve trajner-president, që ishin krijuar. Po ju, çfarë atmosfere gjetët tek Tirana?

“Dua të flas vetëm për atmosferën që kam gjetur dhe për momentin që jam këtu. Nuk dua të merem me atë që ka ndodhur në të shkuarën, sepse nuk është kompetenca ime, nuk jam në brendësi të gjërave. Kështu që do fokusohem vetëm tek ajo që unë kam jetuar këtu. Sigurisht që kam ardhur në një situatë, ku skuadra vuante rezultatet dhe kjo u konfirmua pas fitores në Fier, sepse pashë lojtarët se si festuan.

Pra, kishin një ngërç, sidomos psikologjik dhe sigurisht bëmë mirë me dy fitoret, por nuk morëm atë çfarë dhamë në ndeshjen me Kukësin. Pastaj ishte një ndeshje për tu harruar me Teutën. Kemi bërë mirë këto tri ndeshjet e fundit. Mendoj se kemi kaluar atë periudhën e vështirë ku ishim dhe po shikojmë për tu ngjitur sa më lartë”.

Shumë lojtarë të rëndësishëm nuk ishin në dispozicion, për një numër të caktuar ndeshjesh, por pikërisht në emergjencë, Tirana tregoi karakterin që ka?

“Është për tu vlerësuar karakteri që lojtarët treguan. Është e vërtetë që kemi patur mungesa dhe vazhdojmë të kemi, për shkak edhe të dëmtimeve. Mendoj se ata lojtarë që kanë luajtur e kanë përligjur shumë mirë besimin që u kam dhënë, kanë treguar që kanë aftësi për të qënë pjesë e skuadrës”.

Çfarë mund ti japin Tiranës, sepse deri tani i kemi parë me pjesëza lojë ose me ndeshje të veçanta, Vayrynen dhe Behiratche, çfarë mund ti sjellin kësaj skuadre që ju keni në dispozicion?



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us