SHBA dhe BE diskutojnë bashkëpunimin kundër ndryshimeve klimatike – Balkanweb.com

SHBA dhe BE diskutojnë bashkëpunimin kundër ndryshimeve klimatike – Balkanweb.com


Dekada e 2020-2030 duhet t’i kushtohet veprimit kundër ndryshimeve klimatike, deklaroi i dërguari special i SHBA-së për klimën, John Kerry.

“Unë vij këtu për të rinovuar bisedat me miqtë tanë në Evropë rreth bashkëpunimit tonë mbi klimën”, tha Kerry në një deklaratë për media përpara se të bashkohej me takimin javor të komisionarit të Bashkimit Evropian.

Gjatë vizitës së tij në Bruksel, i dërguari i SHBA-së do të diskutojë me anëtarët e trupit ekzekutiv të BE-së për të koordinuar përpjekjet e bllokut dhe SHBA-së për t’iu kundërvënë ndryshimeve klimatike, me ambiciet që të japin shembull për pjesën tjetër të botës.

Kerry theksoi se “Kjo dekadë, 2020 deri në 2030 duhet të jetë dekada e veprimit” sepse Marrëveshja e Klimës në Paris, që presidenti Joe Biden u bashkua në ditën e parë të presidencës së tij, nuk do të jetë e mjaftueshme si e tillë për të ndaluar ngrohjen globale.

“Biden do të organizojë një samit për klimën në prill “ku do të mbledhë vendet së bashku për të ndihmuar në ngritjen e ambicieve”, tha Kerry.

“Triliona dollarë ose euro ose çfarëdo monedha që të kërkohen. Por, çdo analizë e vetme ekonomike e bën të qartë se është më e shtrenjtë për qytetarët tanë të mos përgjigjemi”, tha Kerry, duke kujtuar faktet alarmante të ndryshimeve klimatike.

Megjithatë, zyrtari amerikan e sheh krizën e klimës si “mundësinë më të madhe që kemi pasur që nga, mbase, revolucioni industrial” për një reformim të thellë të ekonomisë moderne.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us