SHBA/ Gjyq ndaj gazetares së arrestuar në protestat për George Floydin

SHBA/ Gjyq ndaj gazetares së arrestuar në protestat për George Floydin


Një gjykatë në shtetin amerikan të Ajovas do të dëgjojë për të dytën ditë argumentet në çështjen e një gazetareje që u arrestua kur ajo mbulonte një protestë në qytetin Des Moines në maj të vitit të kaluar.

Andrea Sahouri, e gazetës “Des Moines Register”, u spërkat me lëndë irrituese dhe u ndalua përkohësisht gjatë kohës që policia dhe protestuesit u përplasën gjatë protestës për vdekjen e George Floydit në Minneapolis të shtetit Minesota.

Një avokat mbrojtës i tha jurisë të hënën se Sahouri u arrestua pa të drejtë ndërsa punonte si gazetare. Gjatë protestës së 31 majit, disa protestues hodhën shishe uji dhe gurë ndaj policisë. Disa thyen vitrina dhe vandalizuan një dyqan. Oficeri Luke Wilson tha të hënën se Sahouri nuk u largua nga zona kur ai përdori gaz lotësjellës dhe se nuk e dinte që ajo ishte gazetare.

Nëse shpallet fajtore, gazetarja mund të përballet me deri në 30 ditë burg për secilën akuzë, edhe pse një afat i tillë burgimi do të ishte i pazakontë.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us