Roma vijon “gjuetinë” te Verona, në shënjestër një tjetër mbrojtës

Roma vijon “gjuetinë” te Verona, në shënjestër një tjetër mbrojtës



Pas Marash Kumbullës, Roma vijon “gjuetinë” te Verona dhe tani ka piketuar një tjetër mbrojtës të këtij klubi. Bëhet fjalë për të riun italian Matteo Lovato, i cili ka debutuar këtë sezon dhe po spikat me fanellën e Veronës.

Mbrojtësi 20-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në Itali, por duket se Roma është gati të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira me drejtuesit e Veronës dhe ka bërë një ofertë zyrtare prej 13 milionë eurosh.

Konkurrencën më të fortë verdhekuqtë e kanë me klubin e Milanit, që po monitoron me kujdes rritjen e futbollistit 20-vjeçar italian dhe është gati të përfitojë për ta sjellë në Milano.

Nga ana tjetër Verona po bën spektatorin në këtë situatë, me shpresën që Lovato do të vijojë të rritet dhe bashkë me të, edhe çmimi i kartonit, me qëllim që klubi të përfitojë sa më shumë në fund të sezonit.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us