Presidenti sirian Bashar al-Assad rezulton pozitiv me Covid-19 – Balkanweb.com

Presidenti sirian Bashar al-Assad rezulton pozitiv me Covid-19 – Balkanweb.com


Presidenti sirian Bashar al-Assad dhe gruaja e tij janë infektuar me Covid-19, tha presidenca siriane në një deklaratë.

Presidenti dhe gruaja e tij, Asma al-Assad, u testuan për koronavirusin pasi kishin “simptoma të lehta”.

“Të dy janë me shëndet të mirë dhe në një gjendje të qëndrueshme, do të vazhdojnë të punojnë gjatë periudhës së karantinës së tyre në shtëpi që do të zgjasë dy ose tre javë,” u tha në deklaratë e cila u botua në mediat sociale.

Lajmi vjen në të njëjtin muaj që vendi shënon 10 vjet luftë ku u vrarë qindra mijëra njerëz.

Asad ka qenë në pushtet që nga viti 2000 dhe familja e tij ka qeverisur Sirinë për gjysmë shekulli. Siria pritet të mbajë zgjedhjet presidenciale në maj dhe pritet gjerësisht që Asad të fitojë një mandat të katërt radhazi në detyrë.

Në 2014, ai fitoi 88.7 përqind të votave. Siria ka regjistruar gati 16,000 raste pozitive me COVID-19, si dhe 1,063 vdekje, sipas një rezultati nga Universiteti Johns Hopkins.

Sidoqoftë, këto raste janë vetëm ato të regjistruara në zonat e mbajtura nga qeveria dhe numri i rasteve besohet të jetë shumë më i lartë pasi ka sasi të kufizuar të testeve.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë, SANA, raportoi muajin e kaluar se vendi do të niste fushatën e tij të vaksinimit në javën e parë të marsit, duke filluar me punonjësit  shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë Hassan Al-Ghobash tha se Siria kishte marrë një sasi të vaksinës “nga një vend mik” pa dhënë detaje të mëtejshme.

Deklarata zyrtare e lëshuar të hënën nuk tha nëse Asad dhe gruaja e tij janë vaksinuar.

 

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us