Drejtori i Sekretariatit të KPK-së mbetet në paraburgim



Gjykata e Apelit i ka refuzuar ankesën Drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës Lavdim Krasniqi dhe zyrtares së lartë ekzekutive, Marigona Berisha.

Me këtë vendim, Apeli ka lënë në fuqi masën paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Krasniqit dhe masën e arrestit shtëpiak ndaj Berishës.

“Gjykata e Apelit e Kosovës ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit L.K dhe atë të arrestit shtëpiak prej 30 ditësh ndaj të pandehurës M.B. Kështu, Apeli i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 03.03.2021″.

I pandehuri Lavdim Krasniqi po dyshohet nga ana e prokurorisë shkak të veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale”.

Ndërsa e pandehura Marigona Berisha dyshohet për shkak të veprës penale “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”,



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us