Tërheqja e Hysit dhe Gjermenit, Rama: Klas dhe fisnikëri politike, lanë gjurmë pas

Tërheqja e Hysit dhe Gjermenit, Rama: Klas dhe fisnikëri politike, lanë gjurmë pas


Në fillim të fjalës së tij përpara prezantimit të listës së kandidatëve për deputetë, kryeministri Edi Rama ka falenderuar edhe njëherë Vasilika Hysin dhe Eglantina Gjermenin, që vendosën që të tërhiqen nga politika duke mos kandiduar për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama nuk i kursyer lëvdatat për të dyja zonjat, për të cilat tha se hyjnë në një kategori shumë të veçantë fisnike të politikës, teksa iu atribuoi merita në shumë ligje dhe reforma.

Rama: Një falënderim në këtë 8 mars që në selinë e PS-së ka pasur një emocion të veçantë me deputetet dhe kandidatet për deputete. Kemi ndarë një moment të veçantë me Hysin dhe Gjermenin që u tërhoqën nga jeta parlamentare me një klas të qartë duke dhënë një leksion të bukur ndaj familjes politike. Të dyja profesore të nderuara u angazhuan në skuadrën tonë 12 vjet më parë me ftesën time dhe sot pas 12 vjetësh ato dua ta vazhdojnë bashkëjetesën në këtë familje të madhe. Hyjnë në një kategori të veçantë. Ka dhe nga ata dhe ato që punën e kanë shumë të madhe ndërsa zhurmën e kanë 0. Duke mos bërë kurrë asnjë zhurmë mund të kalojnë pa u vënë re në ekranin e zhurmshëm të politikës. Gjurmët që kjo kategori lë pas janë në ligjet dhe projektet të cilat e çojnë shoqërojnë shoqërinë përpara.

Vasilika dhe Tina, janë një numër i gjatë në këtë 12 vjeçar gjërat me të cilat njëra apo tjetra kanë kontribuar, që nga reforma në drejtësi, te ligjet për fuqizimin e grave, e plot të tjera.

Nëse do sillja për punën dhe angazhimi i tyre sot do mbeteshim pa e nxjerrë. Faleminderit nga zemra, 1000 herë falëminderit për vlerën që shtuan në këtë familje, për urtësinë e prorpozimeve dhe argumentave të tyere në ccdo debat, dhe angazhimi dhe me komunitetin në zonat që kanë mbuluar.

Faleminderit personalisht për kënaqësinë e veccantë që më kanë dhënë. Duke nënvizuar se do të vazhdojnë të kontribujnë në këtë fushatë dhe në vazhdim si pjesëtare të kësaj partie.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us