Inter pragmatist, mposht Atalantën me një goditje në portë, titulli më pranë!

Inter pragmatist, mposht Atalantën me një goditje në portë, titulli më pranë!



Interi i Antonio Contes mposht me shumë fat Atalantën dhe afrohet më shumë me titullin e 19-të në historinë e klubit. Zikaltrit ruajtën diferencën prej 6 pikësh me Milanin dhe 10 pikësh me Juven në rendijten e Serie A dhe pas javës së 26-të falë suksesit minimal në San Siro ndaj një rivali direkt si Atalanta e Gasperinit. Përballë bergamaskëve u shfaq në fushë një Inter shumë racional që në goditjen e parë dhe të vetme në portë arriti të mposhte Sportiellon me anë të qëndërmbrojtësit Milan Skriniar duke marrë tre pikë të arta në garën për titull. Kjo ishte fitorja e 7-të radhazi për Interin në kampionat me skuadrën e Contes që i ka fituar të gjitha ndeshjet që ka fituar në fazën e dytë. Në fitoren ndaj Atalantës një meritë të madhe e kishte edhe kapiteni i zikaltërve Samir Handanovic që ndali minimalisht dy gola të sigurt, ndërkohë edhe fati nuk ishte me Atalantën në disa raste. Pas golit të Skriniar në minutën e 54-të, shanset më të mira i kishte sërish skuadra mike, por pasaktësia e Zapatas, Muriel e Miranchuk para porte bëri që Interi të dilte nga kjo ndeshje me 3 pikë që e ngjitën në kuotën e 62-të të tillave në kampionat, duke qenë më pranë objektivit titull. Për Atalantën kjo ishte humbja e parë në transfertë pas 13 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet.

 



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us