Dygolësh i Insignes, Napoli nuk i ndahet vendit të 4-t!

Dygolësh i Insignes, Napoli nuk i ndahet vendit të 4-t!



Napoli ndjek hapin e skuadrave të tjera kryesuese në javën e 26-të të Serie A, duke mos humbur terren në garën për një vend në Champions League. Të kaltrit e Gattusos, mposhtën pa shumë vështirësi Bolognan në stadiumin Diego Armando Maradona, duke u ngjitur në kuotën e 47 pikëve, 3 më pak se Roma e vendit të 4-t, pozicion që është edhe objektivi kryesor i Napolit në këtë sezon. Napoli zhbllokoi shumë shpejt ndeshjen me kapitenin Lorenzo Insigne. 1-0 u mbyll pjesa e parë ndërkohë në fraksionin e dytë pas disa përpjekjesh, Napoli dyfishoi rezultatin me Osimhen në minutën e 65-të. Roberto Soriano u përpoq të rikthente Bolognan në ndeshje me golin e 2-1, por nuk vonoi shumë dhe Napoli vulosi fitoren me golin e 2-të personal të Insignes, për rezultatin final 3-1, në favor të skuadrës së Gattusos.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us