Basha në Kombinat: Kemi plan për rininë, t’i japim fund të keqes më 25 prill


Kretari i PD Lulzim Basha, këtë të enjte në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, është takuar me qytetarët në Kombinat ku ka premtuar se planet e tij qeverisëse janë në shërbim të popullit.

Gjatë ecjeve në Kombinat, Basha u takua me shumë të rinj me të cilët ndau planin e tij për rininë dhe arsimin e tyre.

“E kemi dëgjuar zërin tuaj. Kemi bërë një plan shumë të mirë bashkë me ju. Tani duam që të gjithë bashkë në 25 prill t’i japim fund kësaj.

Dhe për këtë forca më e madhe është rinia. Rinia studentore në veçanti. Ju mos e humbisni shpresën. Shqipëria është e fortë. Studentët shqiptarë janë të shkëlqyeshëm.

Ju ka munguar një qeveri në krahun tuaj. Keni pasur një qeveri që ju ka luftuar. Në 25 prill të bëhemi të gjithë bashkë për një qeveri në krahun tuaj dhe ju garantoj që do ta ndieni ndryshimin.

Do ta ndieni me tarifat, se të gjithë studentët që vijnë nga familje që kanë të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë 100% subvencion tarifave“, ka thënë Basha.

12,037


Etiketa: ,




Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us