Rama, ftesë Najada Çomos për deputete në listën e PS


Në kulmin e pandemisë, kur Najada Çomo përballet prej një viti në vijën e parë me koronavirusin, Edi Rama synon që ta shkëpusë atë nga puna e përditshme, duke e propozuar si deputete të PS-së në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 Prillit.

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë kryeministrisë, të cilët thanë se ka qenë vetë Rama që e ka ofertuar Çomon, për të marrë një rol aktiv në politik.

Ftesa për Çomon pritet që të bëhet publike nga Rama gjatë konferencës që ka nisur, ku është e pranishme edhe Ogerta Manastirliu.

E pyetur nga mediat, shefja e Infektivit nuk ka pranuar që të komentojë këtë zhvillim të ri, dhe mbetet për t’u parë nëse ajo do të lërë pacientët në spital, të cilët thotë se i ka si familjarët e saj, për të qenë pjesë e fushatës elektorale.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri Rama konfirmoi Etilda Gjonajn në krye të listës së Tiranës, ndërsa u njoftua largimi i Vasilika Hysit nga politika aktive.

40


Etiketa: , ,




Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us