• July 30, 2021
 Bayerni përmbys Dortmundin dhe rimerr kreun, Leva fiton duelin me Haaland!



Bayern Munich fitoi 4-2 me përmbysje klasiken ndaj Borussia Dortmund, duke rimarrë kreun e Bundesligas të cilin e dorëzoi për disa në orë në favor të Leipzig. U duk sikur Dortmundi kishte më shumë dëshirë se Bayerni në supersfidën e javës së 24-t të Bundesligas pasi verdhezinjtë e panë veten në avantazh të dyfishtë pas vetëm 9 minutash lojë, falë klasit të Erling Haaland që realizoi dy herë. Gjithsesi Bayerni pak nga pak arriti të merrte frenat e lojës në dorë dhe ia doli të barazonte brenda pjesës së parë për meritë të Robert Lewandowskit që iu kundërpërgjigj yllit të Dortmundit, Haaland me një tjetër dygolësh. Rrjetat që i dhanë fitoren Bayernit dhe e rikthyen në krye të renditjes erdhën vetëm në 10 minutat e  fundit nga Goretzka dhe Leva me sulmuesin polak që kapi kuotën e 31 golave në këtë kampionat pas vetëm 24 ndeshjesh.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us