• August 3, 2021
 Masa te reja në Greqi/ 18 zona të rrezikshmërisë së lartë në të gjithë vendin nga Covid-19


18 zona të rrezikshmërisë së lartë në gjithë vendin kanë cilësuar autoritetet greke duke njoftuar masa më të rrepta për përballimin e pandemisë, ndërsa 24 orët e fundit janë regjistruar më shumë raste të prekurish, viktima dhe të intubuar. Midis këtyre zonave është Athina, Selaniku, Larisa, Lefkada, Fthiotida, Korinthi, Thesprotia, Arta, Viotia si dhe disa ishuj.

Masat që hyjnë menjëherë në fuqi, përveç qytetit të Larisës ku do të fillojnë të shtunë për shkak të tërmetit, do të jenë të vlefshme deri në datën 16 mars. Zv/ministri i Mbrojtjes Civile dhe emrgjencave në një konferencë për shtyp pas mbledhjes urgjente të komisionit të pandemisë ka shpallur ndryshime të rrepta në mënyrën e lëvizjes së qytetarëve.

Në gjashtë arsyet për të lëvizur jashtë shtëpisë në të gjithë vendin do të ketë ndryshime në kodet 2 dhe 6 me mesazhet sms. Për kodin 2 që dërgon kur shkon në supermarkete dhe dyqane për mallrat e nevojës urgjente, por edhe për kodin 3 kur shkon në banka ose shërbime publike, lëvizja do të bëhet vetëm brenda bashkisë përkatëse ose deri në dy kilometra nga vendbanimi. Për kodin 6, stërvitje trupore , lëvizja do të bëhet vetëm në këmbë ose me biçikletë dhe askush nuk mund të shkojë në një zonë tjetër.

Gjithashtu ndryshon edhe ora policore. Në zonat e kuqe nuk do të lejohet lëvizja nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit. Në zonat e rrezikshmërisë së lartë ndalimi i qarkullimit do të fillojë në orën 7 pasdite , duke përjashtuar vetëm Atikën dhe Selanikun, ku gjatë ditëve të javës ora policore do të jetë përsëri siç ka qenë.

Gjatë së mërkurës në gjithë vendin ka pasur 2702 raste të reja me Covid-19 prej të cilave 1.269 në Atike, 314 në Selanik dhe 178 në Ahaia të Peloponezit.

Gjithashtu 40 persona kanë humbur jetën kurse të intubuarit kanë shkuar në 431 duke shkaktuar gjendje alarmi tek autoritete shëndetësore pasi në spitalet e Athinës tashmë gjendja ka kaluar përtej limiteve që mund të përballojnë.


Top Channel





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us