Bujar Osmani u lavdërua rrejshëm, Shahpaska e demanton menjëherë!?

Bujar Osmani u lavdërua rrejshëm, Shahpaska e demanton menjëherë!?


Lavdërimi i ministrit Bujar Osmani se është miratuar një nga premtimet parazgjedhore të BDI-së, për punësimin e subvencionuar të shqiptarëve në sektorin privat, u kundërshtua nga partneri i koalicionit në qeveri. Ministrja e Punës, Jagoda Shahpaska, shpjegon se në planin operativ të miratuar për punësim risi është përparësia e vetme, që u jepet tani personave, që kanë humbur vendet e tyre të punës për shkak të kovidit – kategoritë më të cenuara, si dhe zhvillimi i barabartë rajonal i bashkësive më pak të zhvilluara. Kompanitë private do të mund të aplikojnë për subvencione, pavarësisht nga statusi etnik në ndërmarrjen e tyre, raporton Alsat.

Të gjithë punëdhënësit, që aplikojnë hyjnë në sistem bazuar në kritere specifike dhe të përcaktuara qartë, dhe shpallje që do të dalin nga Plani Operacional. Kur ata paraqiten si aplikantë për masën, ne nuk mund ta detyrojmë askënd me forcë të përdorë subvencionet. Pra, nuk mund t’i detyrojmë vetëm maqedonasit të aplikojnë për atë masë, dhe ose vetëm shqiptarët. Është e hapur oferta, Shpallja publike e Agjencisë së Punësimit të aplikojnë pjesëtar, punëdhënës nga çdo komunitet etnik. Ne e japim të njëjtën mundësi, e cila edhe tani ekziston realisht’ deklaroi Jagoda Shahpaska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Edhe zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski sqaroi se plani i punësimit përqendrohet te personat që janë papunë gjatë kohë, dhe kategoritë më të rrezikuara, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike.
Parimi i diversitetit dhe gjithëpërfshirjes për të gjitha kategoritë shoqërore në sektorin privat, në përputhje me parimet e përfaqësimit të barabartë dhe adekuat të përkatësisë etnike, gjinore, fetare, racore ose ndonjë kategorie tjetër të cenuar, në përputhje me standardet dhe praktikat e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës, pra asgjë jashtë kësaj’ pohoi SINKRON – Dushko Arsovski -Zëdhënës i Qeverisë së RMV-së.
Sipas informacioneve të Alsat, Plani Operacional i Punësimit i miratuar për këtë vit parashikon subvencionet që do të merren nga kompanitë private, që do të punësojnë prindër të vetëm, të rinj deri në 29 vjeç, viktima të dhunës në familje, anëtarë të komunitetit rom, gra nga komuniteti rom, ose nga bashkësi të tjera etnike etj;, por nuk ka askund propozim se shkaku i punësimit të shqiptarëve, kompanitë do të marrin subvencione. Për realizimin e planit, janë siguruar 1.5 miliardë denarë dhe do të mbulohen më shumë se 10 mijë njerëz.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us