Deklaratat e Metës/ Ironizon Çupi: Le t’i marrë amerikanët e t’i kapë prej veshi, ambasadën aty e ka!

Deklaratat e Metës/ Ironizon Çupi: Le t’i marrë amerikanët e t’i kapë prej veshi, ambasadën aty e ka!


Akuzat në distancë kohët e fundit mes presidenti Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, kanë ndezur skenën politike.

E quajtur si tangoja e fundit Rama-Meta Në Open, analistët kanë komentuar këtë përplasje.

Frrok Çupi tha në Open se: Duket sikur ça ka ndodhur, por jetojmë në një situatë të pacënuar prej materies, kemi një lum fjalësh që asgjë që nuk është e vërtetë nga ato që thuhet, pra ato që thotë Presidenti. Dhe atij duhet lënë që të bëjë ato që thotë, pra le të marrë amerikanët e t;i kapë përveshi, ambasadën aty e ka. Pastaj ai s’ka lidhje me votën, se nuk është i zgjedhur, ai është një njeri që rri jashtë palëve.

E drejta e votës nuk është domen i tij. Duke qenë se jemi shoqëri e dobët demokratikisht, jemi dhe fokus teka aleatët.

Ky lum fjalësh shkaktohet nga drejtësia e re që po vjen, dhe viktimat e para janë këta, këta ndodhen para drejtësisë, këta kot flasin, se nuk kapin dot asnjë për veshi.

Zgjedhjet dhe drejtësia i tremb. kemi një fenomen, për herë të parë në vend, jemi në një epokë kur populli hap sytë.

Fahri Balliu: Këto nuk janë tango, por një Bethoven  se nuk përplaset burri i Monikës, por demokracia me kapjen e shtetit, se ne kemi një kryeministër që e do gjithçka për veten e tij. Këtu bëjmë gabim që flasim për autoritarizëm dhe presidenti po ndal shkatërrimin dhe shpalljen e këtij njeriu në diktatorë.
Kjo është një betejë në dy kahe për të mbajtur gjallë demokracinë. Sa për dorëheqjen, është e drejta e çdo politikani të zgjedhë rrugën e tij.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us