Balsam për flokët në kushte shtëpie, ju duhen vetëm këto përbërës – Lajmi.net

Balsam për flokët në kushte shtëpie, ju duhen vetëm këto përbërës – Lajmi.net


16:48 | 2 Mars 2021

Për përgatitjen duhen më pak se 10 minuta.

Është një nga balsamët më efikasë që mund të përdoret për flokët, pa kosto dhe antialergjik. Dhe para së gjithash jo i ndërlikuar, shkruan “IconStyle”.

Mjaftojnë dy përbërës të vetëm për të përgatitur një balsam me fuqi të madhe vepruese: ujë dhe një grusht farash lini, transmeton lajmi.net.

Për përgatitjen duhen më pak se 10 minuta: flokë të bukur në pak kohë, jo para të shpenzuara, asnjë humbje në ambient dhe asnjë kimikat.

Ju duhen:

-1 litër ujë

-30 gram farash lini

-Një sitë

-Një tenxhere me presion

-Një shishe bosh

Përgatitja:

1. Vendosni farat e linit dhe ujin në tenxheren me presion.

2. Ziejeni për 10 minuta.

3. Kulloni përbërjen e përftuar. Kur përbërja të jetë e ngrohtë është ende e lëngshme, por kur ftohet, trashet. Mos e zieni shumë, pasi balsami do të dalë shumë solid.

4. Përdoreni duke masazhuar flokët e lagur si balsam normal.

5. Shpëlani flokët. /Lajmi.net/



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us