Merr flakë makina te ‘Komuna e Parisit’/ Digjen dhe 2 automjete të parkuara aty pranë

Merr flakë makina te ‘Komuna e Parisit’/ Digjen dhe 2 automjete të parkuara aty pranë


Ditën e sotme është përfshirë nga flakët një automjet, në rrugën “Merdar Shtylla”.

Policia njofton se automjeti, me drejtuese shtetasen E. G., ka marrë flakë si pasojë e defektit të baterisë dhe për pasojë janë dëmtuar pjesërisht dhe 2 mjete të parkuara.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2021, rreth orës 10:50, në rrugën “Merdar Shtylla”, si pasojë e një difekti të batërisë, ka marrë flakë mjeti me drejtuese shtetasen E. G., dhe për pasojë  janë dëmtuar pjesërisht dhe  2 mjete të tjera të parkuara.

Vijon puna me grupin hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.