Franca do i pranojë Astra Zeneca, do t’i përdorë edhe për të vaksinuar të moshuarit

Franca do i pranojë Astra Zeneca, do t’i përdorë edhe për të vaksinuar të moshuarit


Përkundër bindjeve të deritanishme, qeveria franceze ka dalë në përfundimin se edhe të moshuarit me sëmundje ekzistuese mund ta marrin vaksinën AstraZeneca kundër koronavirusit.

“Njerëzit e prekur nga sëmundje të tjera, mund të vaksinohen me AstraZeneca, përfshirë dhe personat e moshës 65 dhe 74 vjeç”, tha ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, një pohim ky që paraqet një ndryshim total të kursit lidhur me këtë cështje. Muajin e kaluar, Franca miratoi i dha dritën jeshile vaksinës britanike vetëm për njerëzit nën moshën 65-vjeçare, duke e arsyetuar këtë vendim të saj me mungesën e të dhënave për personat e moshuar, ashtu sic ndodhi dhe me Gjermaninë, ku për këtë arsye vaksinën e refuzoi dhe vetë kancelarja Angela Merkel e cila është 66 vjeç.

Vaksina e kompanisë AstraZeneca, e bërë në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, përdoret gjerësisht në Mbretërinë e Bashkuar, por disa vende të Bashkimit Evropian, e kanë kufizuar atë për një grupmoshe të caktuar. Rregullatori i BE-së për barnat e ka miratuar vaksinën për të gjithë të rriturit, por i takon secilit vend anëtar të përcaktojë politikën e tij të përdorimit. Jo më larg se në muajin janar

Presidenti francez Emmanuel Macron, deklaronte se  vaksina AstraZeneca është “pothuajse joefektive” për grupmoshat e vjetra – një pretendim ky që asokohe u kundërshtua me force nga zyrtarët dhe shkencëtarët britanikë. Tani me daljen në dritë të të dhënave të reja zyrtarët francezë të shëndetësisë po përpiqen ti bindin njerëzit se AstraZeneca është po aq e sigurt dhe efektive sa edhe vaksinat e tjera kundër koronavirusit.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us