Marseja dhe Lyoni ndajnë pikët, “buzëqeshin” Lille dhe PSG

Marseja dhe Lyoni ndajnë pikët, “buzëqeshin” Lille dhe PSG



Marseja dhe Lyoni ndanë pikët në “Velodromme”, ku sfida u mbyll 1-1, rezultat që gëzon dy kryesueset e kampionatit, Lille dhe PSG.  Skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia nuk ia doli të merrte më shumë nga kjo transfertë, edhe pse shënoi e para me Ekambin në minutën e 24-t. Skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes në ekuilibër në rezultat, pasi Milik, ish-sulmues i Napolit, realizoi me 11-metërsh.

Në minutën e 71-të situata u bë edhe më e vështirë për Lyonin, pasi Paqueta u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Gjithsesi, të besuarit e Garcias nuk pësuan në minutat e mbetura, duke marrë një pikë që mund të vlejë shumë në fund të sezonit.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us