Të hënën vijnë edhe 15 mijë doza të vaksinës së ‘Pfizer’-it në Shqipëri – Epoka e Re

Të hënën vijnë edhe 15 mijë doza të vaksinës së ‘Pfizer’-it në Shqipëri – Epoka e Re


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se 15 mijë doza të vaksinës “Pfizer” pritet të mbërrijnë në Shqipëri gjatë ditës së nesërme.

Rama gjatë vizitës në shtëpinë e të moshuarve ku po vazhdon vaksinimi, shtoi se brenda dy javëve të para të marsit edhe “COVAX” do të nisë furnizimin me vaksinën “AstraZeneca”, e cila nuk është aprovuar për personat mbi 65 vjeç.

“Nesër (e hënë) mbërrijnë 15 mijë doza nga ‘Pfizer’ dhe brenda dy javëve të para të marsit ‘COVAX’ ka konfirmuar më në fund, nisjen e furnizimit me vaksinën ‘AstraZeneca’, të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve. Sfida është të garantojmë një sasi të konsiderueshme dhe të kemi lajme të mira shumë shpejt, por mos të flasim përpara kohe”, ka deklaruar Rama.





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us