• July 30, 2021
 Si shpjegohet dukuria e shtatzënisë heterotopike përmes këtyre hapave zhvillues


Shtatzënia heterotopike është ekzistenca e dy shtatzënive të njëkohshme me vende të veçanta të implantimit, njëra prej të cilave është një shtatëzani e vlefshme intrauterine (që ndodh në mitër) dhe tjetra e së cilës është një shtatëzani ektopike jo-e vlefshme (që ndodh jashtë mitrës, zakonisht në tubet fallopiane).

Një shtatzëni heterotopike mund të jetë e rrezikshme aq sa është një shtatëzani ektopike shkruan Very Well Family përcjell Gazeta Shneta.

Poashtu bëhet edhe më e vështirë nga fakti se shumica e prindërve vendosin të mbajnë njërën shtatëzani ndërsa duhet të përfundojnë tjetrën.

Si të gjitha shtatzënitë e shumëfishta, shtatzënia heterotopike është më e zakonshme tek çiftet që konceptohen me procedura riprodhuese të asistuara si fekondimi in vitro (IVF). Deri çdo 2 në 1000 shtatzëni të asistuar rezultojnë në një shtatëzani heterotopike.

Sa i përket shenjave dhe simptomave të kësaj gjendje, një grua që përjeton një shtatëzani heterotopike mund të ketë ose dhe nuk mund të ketë aspak simptoma.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.

Kjo është veçanërisht shqetësuese pasi gjysma e këtyre shtatëzënive diagnostikohet vetëm kur këputet tubi fallopian.

Nëse shenjat dhe simptomat janë të pranishme, ato mund të përfshijnë:

Gjakderdhje anormale vaginale, dhimbje të butë deri në të fortë të barkut ose ngërçe, marramendje, të përziera ose dhe të vjella.

Nëse ekziston dyshimi për një shtatëzani heterotopike, zakonisht vetëm brenda javës katër ose pesë mund të konfirmohet ose përjashtohet nga ultrazërit.

Deri atëherë, nëna e ardhshme do të duhet të monitorohet nga afër me testet e gjakut deri sa të bëhet një diagnozë përfundimtare. /Gazeta Shneta/



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us