Chiesa: Barazim që na prish punë, por besojmë ende tek titulli!

Chiesa: Barazim që na prish punë, por besojmë ende tek titulli!



Federico Chiesa ishte një nga më të mirët në fushë për Juventusin në barazimin ndaj Veronas, por pavarisht paraqitjes pozitive të ish-lojtarit të Fiorentinës, bardhezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në Bentegodi. Chiesa iu afrua golit pas çerek ore lojë por portieri Silvestri u shfaq në lartësinë e duhur, ndërkohë që edhe asisti në golin e Cristiano Ronaldos ishte i Chiesës.Në analizën që i bëri takimit futbollisti i përfaqësueses italiane, theksoi se lodhja ndikoi në paraqitjen e bardhezinjëve.

“Është e vërtetë që kemi disa mungesa, por ne jemi Juventus dhe kjo nuk mund të jetë një justifikim. Duhet t’i japim meritë Veronës për lojën e zhvilluar dhe arritën të merrnin një barazim. Lodhja ndikoi në pjesën e fundit të takimit, pasi duhet të kishim ruajtur avantazhin. Duhet të mësojmë nga kjo ndeshje për të ardhmen, por tashmë duhet të përqëndrohemi në duelin e së martës”, deklaroi italiani.

Edhe pse momentalisht diferenca me Interin kryesues është e madhe, Chiesa beson ende te titulli kampion, duke nënvizuar se Juventusi do të tregojë forcën e saj të vërtetë në pjesën e mbetur të kampionatit.

“Përpos kësaj ndalese unë dhe i gjithë Juventusi besojmë ende tek titulli dhe do të vazhdojmë të luftojmë për të deri në fund. Kritikat për sulmin? Nuk i kuptoj. Kundër Crotones mund të kishim shënuar mbi gjashtë gola.Për mua nuk është problem se ku luaj, mjafton që trajneri të jetë i kënaqur nga loja ime. I jam shumë mirënjohës “Zonjës së Vjetër” për mundësinë që më ka dhënë”.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us