Nuk iu ndal gjakderdhja, Koeman e la përgjysmë konferencën

Nuk iu ndal gjakderdhja, Koeman e la përgjysmë konferencën



Trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman, i ndodhi diçka e pasakontë për opinionin sportiv gjatë konferencës për shtyp në prag të transfertës me Sevillan për javën e 25-të të La Ligas. Holandezit iu desh ta ndërpriste dy herë konferencën për shtyp për shkak të gjakderdhjes nga hundët. Meqë gjakderdhja nuk u ndal, shefi i zyrës së shtypit të klubit katalan e ndërpreu konferencën për shtyp për të t’i dhënë mundësi Koemanit të mjekohej.

Nuk është hera e parë që trajneri e Barcelonës pëson gjakderdhje në hundë. Mjë episod i ngjashëm i kishte ndodhur edhe në janar, para ndeshjes kundër Athletic Bilbaos. Koeman është i prirur për këtë lloj problemi për shkak të disa ilaçeve antikoagulante që ai ka marrë që kur iu nënshtrua një operacioni në zemër majin e kaluar.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us