Ministrat e BDI-së i japin llogari Kryesisë Qendrore!

Ministrat e BDI-së i japin llogari Kryesisë Qendrore!






Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë ditë së sotme ka mbledhur kryesinë qendrore. Në këtë mbledhje të pranishëm ishin edhe Musa Xhaferi, Blerim Bexheti i cili edhe e përfaqëson degën e Sarajit si dhe Izet Mexhiti i cili tash më dihet se ka një konflikt të hapur me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi. Mbledhja ka filluar në orët e mesditës, ndërsa pas disa pauzave edhe zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani doli me një deklaratë për media i cili theksoi se qëllimi i këtij takimi është të diskutohen situatat aktuale në vend duke mos precizuar se për çfarë është duke u diskutuar më saktësisht.

“Është mbledhja e kryesisë në detyrë e gjashtëmujorit të themelimit të ekzekutivit dhe tash më është bërë traditë që ekzekutivi jep raport para kryesisë për punën e tyre dhe natyrisht edhe për të dëgjuar mendimin e kryesisë në detyre për punën e ekzekutivit por jo vetëm ajo në përgjithësi për të gjithë zhvillimet që ndodhin në Bashkimin Demokratik për Integrim dhe mos harrojmë se BDI është pjesë e ekzekutivit viteve të fundit dhe kjo tregon se është përcaktuese në politikat e vendit dhe qytetarët duhet të dinë edhe për zhvillimet e brendshme edhe për punën e Bashkimit Demokratik për Integrim”, tha zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.

Osmani për përplaset e fundit mes koordinatorit të grupit parlamentar Izet Mexhiti dhe zëvendës kryeministrit Artan Grubi thotë se janë mendime ndryshe duke thënë se mendime ndryshe ka pasur çdo herë

“Mendimet ndryshe kanë qenë gjithmonë në BDI dhe ata janë inkurajuar edhe nga kryetari i BDI së pasi që BDI është parti e gjallë parti në të cilën lejohet debati i brendshëm janë parti të cilat gjithmonë freskohen me ide të reja”, shtoi Bujar Osmani – zëdhënës i BDI-së.

Osmani e ka mohuar shkarkimin apo ndërrimin e kuadrove në këtë mbledhje duke thënë se ministrat në këtë mbledhje janë duke dhënë vetëm një raport. Emërimi i Artan Grubit si zëvendëskryeministër i vendit është kritikuar nga disa degë të BDI-së por edhe duke i kërkuar llogari./TV21



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us