Tirana, golat problemi kryesor, sidomos pas shitjes së Muçit

Tirana, golat problemi kryesor, sidomos pas shitjes së Muçit



Sezoni i Tiranës është larg pritshmërive, me bardheblutë që, edhe pse matematika i mban në lojë, kanë venitur shpresat për të ruajtur kurorën e mbretëreshës së Superiores. Tre trajnerë në krye të skuadrës nuk kanë mundur dot t’i rikthejnë bardheblutë në ritmin e sezonit të shkuar, që pavarësisht se mbeten një kundërshtar i vështirë për t’u mposhtur, e kanë po kaq të vështirë për të shënuar.

Pikërisht golat janë ata që u mungojnë kampionëve në fuqi, që në 20 javë kanë shënuar 17 gola, me një mesatare nën një gol për ndeshje. Një shifër që kurrsesi nuk mund të sjellë mundësinë e konfirmimit si më të mirët e kampionatit, pavarësisht se kanë një mbrojtje relativisht të fortë. Sikur të mos mjaftonte kjo ecuri e keqe e sulmit, tashmë është larguar edhe Ernest Muçi, që, pavarësisht moshës, ka mbajtur mbi supe repartin e avancuar të bardhebluve. Djaloshi i artë i Tiranës ka impresionuar drejtuesit e Legias së Varshavës në seancat e para stërvitore dhe në miqësoren brenda klubit, ndërkohë që tek tirana do ta ndjejnë mungesën e tij. Tashmë me këtë largim reparti i sulmit humbet shumë, teksa shpresat e golit varen nga sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi, dhe finlandezi Tim Vayrynen, që duhet të jenë “ilaçi” i golit për bardheblutë.

Për momentin janë vetëm 3 sulmues që kanë shënuar tek bardheblutë, nga një gol Sasraku dhe Halili, si dhe dy realizime për Seferin. Trajneri Orges Shehi po pret që të ndezë motorin finlandezi Vyrynen dhe vetëm në këtë mënyrë Tirana mund të rikthehet e frikshme.

 



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us