• August 4, 2021
 Top Story/ Ndalimi i gjuetisë, në burg nuk përfundon asnjë për vrasjen e specieve të ralla


Ligji për moratoriumin e gjuetisë ngarkon për zbatimin e tij Ministrinë e Mjedisit, atë të Punëve të Brendshme, ministrin e Financave, Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve.

Me ndryshimet e bëra në Kodin Penal në vitin 2019, do të gjente vend në të edhe krimi mjedisor, specifikisht karantina ose moratoriumi i faunës së egër.

Neni 202 i Kodit Penal dënon me gjobë ose burgim deri në shtatë vite, dëmtimin e specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër.
Kjo përfshin vrasjen, shkatërrimin, zotërimin, marrja e ekzemplarëve të specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër.

Kurse tregtimi i ekzemplarëve të specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër ose pjesëve apo nënprodukteve të tyre dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Të dhënat e Policisë së shtetit të siguruara nga Top Story, tregojnë se janë referuar në Prokurori 205 raste në ngarkim të 213 shtetasve lidhur me ushtrimin e gjuetisë së paligjshme në vitet 2014-2020.

Janë referuar në Prokurori 221 raste sipas ligjeve dhe neneve lidhur me ushtrimin e gjuetisë së paligjshme në vitet 2014-2020.

32 raste për gjuetarë që janë kapur në kushtet e flagrancës duke gjuajtur gjatë periudhës që ka qenë në fuqi moratoriumi.

Janë referuar në Prokurori 261 raste për personat që janë konstatuar duke ushtruar gjueti të paligjshme, që nga viti 2014.

Por përfaqësues të organziatave të shoqërisë civile në mbrojtje të mjedisit mendojnë se këto shifra nuk pasqyrojnë realitetin.

Ka disa arsye, shpjegojnë ata, sepse kur flitet për krim mjedisor është term i ri. Edhe ndryshimet në kodin penal për tu quajtur krim mjedisor janë të vona. Shumë gjëra që më parë janë konsideruar normale, tani përbëjnë kundravajtje ose krim mjedisor.

E thënë në këtë kontekst, përvoja e institucioneve e fituar është absolutisht shumë e paktë. Si ligji i moratoriumit, ashtu edhe Kodi Penal përcakton Policinë e Shtetit që të merret me zbatimin moratoriumit mbi gjuetinë, për të parandaluar apo evidentuar vepra penale të ndryshme.

Rastet më flagrante të raportuara nga shoqatat ambientaliste janë rasti i gjitarëve të mëdhenj që mbaheshin të robëruar në kopshtin zooligjik privat në Fier. Dhe jo më larg se dhjetori i 2020-ës, një 67-vjeçar në Tiranë, u kap nga policia pasi vrau një sorkodhe pranë Liqenit Artificial në Tiranë. Genci Bermema kishte dalë për gjah dhe kur është ndaluar nga efektivët e Policisë, kishte në dorë pushkën e gjahut dhe sorkadhen që kishte vrarë.

“Brut.nature”, platforma dixhitale me një audiencë ndërkombëtare, ka publikuar rastin e tregtisë së kafshëve të egra në Shqipëri, të denoncuar nga Four Paus International dhe PPNEA

“Brut. Nature” thekson se në Shqipëri mungon monitorimi i vazhdueshëm dhe zbatimi i ligjit prej autoriteteve shtetërore, duke pohuar më tej se nevojitet një akt ligjor i cili të specifikojë rolin e inspektoriateve në lidhje me krimet mjedisore, si dhe forcimin e qeverive lokale në administrimin e situatës.

Në video ilustrohen arinj të murrmë, majmunë, dhelpra, e shumë lloje të tjera, të cilat janë keqtrajtuar dhe për më tepër shërbejnë si mënyrë reklamimi për bizneset. Akoma më tej, jeta e egër po shërben edhe si pjesë kryesore e menu-ve të restoranteve, të cilat reklamojnë në mënyrë të rregullt pjatat e tyre ekzotike.


Top Channel





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us