• July 30, 2021
 Ish i dashuri shqiptar e sulmoi me thikë, flet nëna e 21-vjeçares greke: Më tha që ishin miq! Ende nuk mund ta besoj si shpëtoi nga duart e tij


Nëna e 21-vjeçares Georgia Kaltsouni ka rrëfyer gjendjen e së bijës, e cila u godit me thikë në qafë, gjoks dhe bark nga ish-i dashuri 27 vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Jetmir Kurtsmajlaj.

Ngjarja ndodhi të dielën në Torino të Italisë. Nëna, e cila ndodhet në Greqi shprehet se e bija do të qëndrojë në njësinë e kujdesit intensiv të paktën deri ditën e nesërme, raporton media greke. Ajo ka rrëfyer se si është gjendje e Georgias, e cila ka pasur një romancë disa mujore me Jetmirin.

“Ajo ka marrë pesë plagë në gjoks, qafë dhe bark me është goditur me thikë kuzhine. Falë Zotit ajo është mirë tani dhe i shpëtoi rrezikut sepse organet e saj jetike nuk janë dëmtuar. Ai u përpoq ta godiste në zemër dhe e shtyu fëmijën tim me gjithë forcën që i kishte mbetur në atë moment. Siç më informoi vajza ime tjetër, e cila po studion gjithashtu atje, ajo do të qëndrojë edhe një ditë në njësinë e kujdesit intensiv dhe ata do ta nxjerrin nesër. Unë dua të udhëtoj të jem pranë saj, por fatkeqësisht nuk mundem për shkak të koronavirusit. Kushtet nuk më lejojnë të jem në krah të saj. Për fat të mirë, motra e saj është atje dhe unë mësoj gjithçka, po të mos ishte ajo, unë do të isha çmendur nga ankthi”, tha nëna e 21-vjeçares.

Ajo u shpreh se vajza i kishte thënë se e kishte mik Jetmirin dhe nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur.

“Ai kishte disa probleme me punën e tij, u pushua nga puna dhe i shkoi në mendje se vajza ime ishte fajtore. Pastaj vajza ime mori ndihmë nga një psikolog sepse ai i dërgonte vazhdimisht mesazhe kërcënuese dhe ajo ishte e frikësuar. Psikologu e këshilloi atë të qëndronte larg këtij burri sepse ai ishte i rrezikshëm dhe kishte probleme psikologjike. Vajza ime informoi policinë dhe ata i thanë asaj se mund të ngrinte një padi kundër tij. Fëmija im, u përpoq ta qetësonte dhe pas ditësh ata caktuan një takim në një vend publik në mënyrë që njerëzit të kërkonin ndihmë nëse ai e lëndonte atë. Ai e sulmoi të Dielën në mbrëmje në një rrugë kryesore në Torino me një thikë kuzhine. Ende nuk mund ta besoj si shpëtoi fëmija im nga duart e tij“, shtoi nëna e vajzës, e cila iu nënshtrua një operacioni që zgjati rreth 6 orë.

Ndërsa shqiptari, i cili është arrestuar për veprën penale “Tentativë vrasje” ka rrëfyer ngjarjen mes lotësh duke refuzuar kërcënimet ndaj vajzës ndërsa pranoi se e ka sulmuar me thikë.


Top Channel





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us