Bayerni “shtyp” Lazion, Chelsea befason Atleticon në Budapest

Bayerni “shtyp” Lazion, Chelsea befason Atleticon në Budapest



Bayerni i Mynihut praktikisht në çerekfinale të Champions League. Kampionët në fuqi të kompeticionit, fituan thellë 1-4 në fushën e Laizos, duke përmbushur pritshmëritë e opinionit sportiv. Bardhekaltrit nuk mundën t’i bënin ballë furisë bavareze, me ndeshjen që u mbyll që në pjesën e parë. Leëandoëski zhbllokoi takimin që në minutën e 9-të, ndërsa në të 24-tën dyfishoi 17-vjeçari Musiala, të cilit trajneri Flick i kishte rezervuar fanellën e titullarit. Në fundin e fraksionit të parë Sane i çoi shifrat në 0-3.

Sapo nisi pjesa e dytë, Bayerni e thelloi më tej diferencën falë autogolit të Acerbit, ndërsa golin e nderit për Lazion e realizoi Correa. Sfida e kthimit në “Allianz Arena” pritet të jetë formalitet për kampionët e Bundesligës.

Më një këmbë jashtë Championsit Atletico e Madridit, që u mposht 0-1 në Budapest nga Chelsea, falë golit të Giroud në minutën e 68-të. “Los Colchoneros e reflektuan edhe në këtë kompeticion formën e dobët që shfaqën në javët e fundit në La Liga.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us