Meliza Haradinaj-Stublla reagon rreth KQZ-së dhe zgjedhjeve – Epoka e Re

Meliza Haradinaj-Stublla reagon rreth KQZ-së dhe zgjedhjeve – Epoka e Re


Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njëherësh kandidate për deputete, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar rreth KQZ-së dhe zgjedhjeve.

“1. Duartrokas dhe mirëpres vendimin për rinumërim të 494 vendvotimeve, ndonëse ky proces lëndon besueshmërinë e vendvotimeve të mbetura pa u rinumëruar, rrjedhimisht dëmton besueshmërinë në vërtetësinë e rezultatit final”, ka shkruar në llogarinë e saj në “Facebook” Haradinaj-Stublla.

Ajo ka dënuar edh aktin vandal të rrahjes së djalit të politikanit Nenad Rashiq.

“2. Dënoj ashpër aktin vandal të rrahjes së djalit të politikanit Nenad Rashiq që i takon komunitetit serb, pa marrë parasysh motivet. Fëmijët e politikanëve nuk mund ta bartin mbi supe luftën politike të prindërve e aq më pak atë brenda komunitetit të tyre, dhe i ftoj organet kompetente që sa më parë të zbardhin rrethanat dhe kryesit e këtij akti të shëmtuar që siç po duket – tenton asgjë më pak se minimin e përpjekjeve për mirëintegrim ndëretnik në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Haradinaj-Stublla ka dënuar edhe ofendimet e ulëta që po ndodhin brenda institucionit të KQZ-së, veçanerisht ndaj kryetares Valdete Daka.

“3. Dënoj poaq ashpër dhunën psiqike e verbale, dhe ofendimet e ulëta që po ndodhin brenda institucionit të KQZ-së, me të cilat tentohet të vihet rregull i ri zgjedhor. Të gjithë ne pa dallim kemi vërejtjet tona në kodin aktual zgjedhor dhe hapësirat ligjore ekzistuese, por reforma zgjedhore që kërkojmë të gjithë nuk bëhet me ofendime personale ndaj zonjës Valdete Daka e as ndaj institucioneve, por me punë të përbashkët për reformën zgjedhore të stërvonuar dhe fuqizimit të demokracisë në Kosovë!”, ka shkruar ndër të tjera Meliza Haradinaj-Stublla.





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us