Infektologia Dr. Ajete Aliu-Bejta ka marr titullin doktor shkence në Universitetin e Zagrebit.
Aliu-Bejta ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës në këtë universitet me temën: Ndikimi prognostik i vlerave të rritura të presepsinës në rrjedhën e sepses.
Ceremonia e mbrojtjes së temës është mbajtur online për shkak të pandemisë.
Dr. Ajete Aliu-Bejta punon në Klinikën Infektive në QKUK. Ajo është shefe e repartit D dhe është pjesë e stafit mjekësor që kanë trajtuar pacientët me Covid që nga fillimi i pandemisë. /Gazeta Shneta/