Sevilla fiton në Pamplona dhe parakalon Barcelonën

Sevilla fiton në Pamplona dhe parakalon Barcelonën



Sevilla nuk e la ti shpëtonte mundësia për t’u ngjitur në vendin e tretë në La Liga pas barazimit të papritur të Barcelonës përballë Cadizit. Skuadra andaluze fitoi 0-2 në Pampolona ndaj Osasunas, duke zhvendosur katalanët në vendin e katërt.

Skuadra e drejtuar nga Julen Lopetegui realizoi nga një gol në çdo pjesë, për të marrë maksimumin e pikëve përballë një kundërshtari që kishte ecuri mjaft pozitive në sfidat e fundit.

Golin e parë të Sevillas e realizoi Diego Carlos në minutën e 19-të, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë tundi rrjetën holandezi Luk de Jong. Përpjekjet e Osaunas në minutat në vazhdim nuk patën rezultat, kështu që Sevilla iu gëzua suksesit, që e rendit pas Real Madridit.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us