Një në tre të rritur në Mbretërinë e Bashkuar kanë marr vaksinën kundër Covid-19

Një në tre të rritur në Mbretërinë e Bashkuar kanë marr vaksinën kundër Covid-19


Një në tre të rritur në Mbretërinë e Bashkuar kanë marr vaksinën kundër koronavirusit, tha këtë të dielë Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock.

Ai tha për BBC One’s për Andrew Marr Show se:

Që nga ky mëngjes, një në tre të rritur në të gjithë vendin janë vaksinuar dhe është një lajm i mrekullueshëm shkruan The Guardian përcjell Gazeta Shneta.

Ne kemi besim se vaksina funksionon në mënyrë efektive si ndaj llojit të vjetër të koronavirusit që ka qenë këtu për disa kohë ashtu edhe ndaj të ashtuquajturës variant Kent, i cili tani është burimi kryesor i infeksionit në këtë vend.

Poashtu, nëse do jetë vaksina efektive ndaj variantit të Afrikës së Jugut dhe variantit të Brazilit, mbetet të shihet në vazhdimësi duke pasur parasysh gjurmimin e përmirësuar të rasteve të kontaktit ashtu edhe masat kufizuese në kufi me shtete të rrezikut të lartë është shprehur Hancock.

Ai tha gjithashtu se të dhënat e fundit treguan “rreth një duzinë” raste të reja të variantit të Afrikës së Jugut të gjetur në Britaninë e Madhe. Në total, ka pasur rreth 300 raste, sipas tij. /Gazeta Shneta/



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us