Këta janë personat e përfshirë në rrahjen ku djali i Nenad Rashiq mbeti i lënduar



Sot djali i politikanit serb, Nenad Rashiq ka qenë pjesë e një rrahje që ka ndodhur në fshatin Llapnasellë. Ndërsa lidhur me këtë Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë tetë persona të dyshuar.

Media ka mësuar identitetin e personave që janë të përfshirë në këtë përleshje.

Ristic Marko 2002, Zivkovic Cedomir 2001, Zivic Branko 2002, Dusan Nicic 2002, Milan Jovanovic 2002, Trajkovic Dimitrije 2002, Lazar Karadzic 2000 dhe I.M 2003, janë personat e përfshirë në atë sulm.

Po ashtu, media mëson se rastin në Polici e ka lajmëruar Nikolla Rashiq, djali i Nenad Rashiq.

Në këtë rrahje kanë qenë të përfshira dy grupe dhe dy palët kishin mjete të forta, boksa hekuri.

Media së shpejti do të publikojë detaje se si ndodhi rasti, sipas organeve kompetente te sigurisë.

Ndryshe, këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën  për një rrahje në progres në afërsi të shkollës në Llapnasellë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull, ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar  për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor 8 persona të dyshuar (prej tyre një i  mitur).

Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us