Dygolësh i Ronaldos, Juvja mposht Crotonen dhe ngjitet e treta

Dygolësh i Ronaldos, Juvja mposht Crotonen dhe ngjitet e treta



Dy gola të shënuar nga Cristiano Ronaldo në fundin e pjesës së parë dhe finalizimi i Mckennie-t në fraksionin e dytë i dhanë fitoren Juventusit përballë Crotones në sfidën përmbyllëse të javës së 23-të të Serisë A. Një sukses që e katapulton “Zonjën e Vjetër” në vendin e tretë, duke parakaluar tri skuadra: Romën, Atalantën dhe Lazion.

Vështitë të mendohej se skuadra e vendit të fundit do të kishte mundësi t’i rezistonte kampiones në fuqi në “Allianz Stadium”. Në fakt, deri në minitën e 38-të, Crotone mundi t’i zbrapste sulmet e bardhezinjve, por pikërisht 7 minuta para përfundimit të pjesës së parë CR7 zhbllokoi takimin me kokë, i shërbyer nga Alex Sandro.

Gjyqtari u sinjalizua nga sistemi VAR për një pozicion të mundshëm jashtë loje, por gjyqtari Valerio Marini konfirmoi golin si  të rregullt. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Ronaldo realizoi golin e dytë, sërish me kokë, këtë herë në bashkëpunim me Aaron Ramsey-n, që krosoi saktë për portugezin, që parakalon Lukakun në listën e golashënuesve të Serisë A me 18 finalizime.

Ndeshja praktikisht u mbyll nga golin i McKennie-t, i treti për bardhezinjtë në këtë mbrëmje. Juventusi pati mundësi të tjera për ta thelluar rezultatin, gjithsesi shifrat mbetën ato të fiksuara në minutën e 66-të.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us