Burg për bigami/ Vjehrra e tërbuar bastis martesën, denoncon dhëndrin e martuar (fotot)

Burg për bigami/ Vjehrra e tërbuar bastis martesën, denoncon dhëndrin e martuar (fotot)


Ky është momenti shokues kur një vjehrrë ka bastisur një ceremoni martese për të denoncuar se dhëndri është një burrë i martuar me bijën e saj.

Pamjet tregojnë nënën e tërbuar nga inati që hyn mes ceremonisë ku dhëndri i saj po martohet me të dashurën, para familjes e miqve në provincën Chai Nat në Tailandë.

Nusja e re raportohet se e dinte se burri ishte i martuar më parë, por qëndron përkrah dhëndrit të habitur, ndërsa murgjit vazhdojnë të këndojnë bekimet për ceremoninë fetare budiste.

33 vjeçarja Nipapan Peuchpen, thotë se bashkëshorti i saj polic Sergeant Sarunyoo Mukaew, 34 vjeç, takohej fshehtësisht me të dashurën e tij prej mëse një viti.

Bashkëshortja shtonte se e kishte mbajtur sekrete lidhjen jashtë martesore të burrit për hir të dy vajzave të saj, 15 dhe pesë vjeçe, derisa mësoi për martesën e jashtëligjshme që po organizohej.

Autoritetet thanë se burri mund të dënohet deri me 30 ditë burg për bigami për mbajtjen e “e një dashnoreje teksa mbante dhe një post publik” – sipas një ligji të rallë tailandez që ndalon zyrtarët publikë të bëjnë tradhti bashkëshortore.

Bashkëshortja e tij Nipapan tha: “Fillimisht nuk besoja se burri im do të martohej me dashnoren. Para martesës ai qëndronte në shtëpi me mua dhe më thoshte se shkonte për të punuar turne të natës në stacionin e policisë.”

Gruaja e tij gjithashtu bastisi ceremominë dhe bashkë me të ëmët u konfrontuan me çiftin duke kërkuar llogari.

“Mëngjesin tjetër shkova në shtëpinë e gruas për të parë nëse do të kishte festë martese apo jo. Kur arrita u shokova dhe u trishtova. Nuk e mendoja kurrë se ata do të martoheshin”.

Duke filmuar skenën, nëna e Nipapan shkon drejt nuses e dhëndrit dhe përpiqet të ndalojë ceremoninë.

Nipapan gjithashtu tregon çertifikatën e saj të martesës, por thotë se ato ishin përzënë nga shtëpia dhe martesa kishte vazhduar.

Nëna e saj tha se do të ndihmonte të bijën të padiste burrin në polici, si dhe të dashurën e tij “shkatërruese familjesh”.

“Si mund ta bëjë ai këtë? Ndërsa ajo e dashura e tij, ajo duhet ta dijë se gratë nuk mund të shkatërrojnë familjet e të tjerëve,” tha ajo.

Pamjet shokuese të konfrontimit i janë dërguar autoriteteve dhe policia ka nisur një hetim për kolegun e tyre, për martesë të dyfishtë.

Majori i policisë Yingyot Thepjamnong tha: “Sipas ligjit, një oficer policie që martohet dy herë burgoset për 30 ditë. Çdo burrë që ka një grua e fëmijë e nuk kujdeset për to, burgoset për 30 ditë”.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us