Lajmi i Fundit/ Sulmi me armë ndaj Taulant Pepajt, policia shpall në kërkim 3 autorë të dyshuar nga Shkodra – Balkanweb.com

Lajmi i Fundit/ Sulmi me armë ndaj Taulant Pepajt, policia shpall në kërkim 3 autorë të dyshuar nga Shkodra – Balkanweb.com


Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim tre persona, të dyshuar si atentatorët kryesorë të sulmit me armë zjarri ndaj Taulant Pepajt.

Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb”, se dyshohet se në konflikt u përfshinë dy vëllezër, 24 dhe 29 vjeç dhe një 31-vjeçarë.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe ka rezultuar se autorët janë larguar nga vendngjarja me dy makina, një “Mercedez benz S” dhe një “Jaguar”. Raportohet se policia po vijon punën për kapjen e autorëve.

Ndërkaq, kujtojmë se paraditen e kësaj të diele, mjeti që drejtohej nga Taulant Pepaj, u qëllua me armë zjarri. Ky i fundit rezulton një person me precedent penal, pasi në vitin 2017 është arrestuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us