NASA i gëzohet suksesit, imazhe mahnitëse të zbritjes së roverit në mars

NASA i gëzohet suksesit, imazhe mahnitëse të zbritjes së roverit në mars


Agjencia hapësinore amerikane ka publikuar një imazh mahnitës të dërguar nga roveri i saj Perseverance, që tashmë po qëndron mbi tokën marsiane. Ajo tregon robotin që i drejtohet terrenit, të enjten, gjatë uljes dhe është marrë nga anija që e lëshoi roverin në sipërfaqe.

Perseverance ka një sasi të madhe të dhënash në bankën e saj të memories, që gradualisht do të nisë të shkarkohet në tokë. Mes fotove të tjera, është edhe një pamje nga një satelit, që fikson roverin me parashutë, në fazën e zbritjes. Nasa premton akoma më shumë imazhe në ditët e ardhshme. Mes tyre do të ketë edhe imazhe filmike të marra gjatë hyrjes, zbritjes dhe prekjes së tokës, përfshirë audion.

Perseverance është dërguar në një krater afër ekuatorit të marsit, i njohur si Jezero, ku do të kërkojë për shenja të një jete të shkuar mikrobiologjike.

Për vetë ekspertët e NASA-s, imazhet e robotit që ulet në mars, do të bëhen një imazh ikonik në historinë e eksplorimit të hapësirës. Ata thonë se Perseverancë do të jetë në gjendje të mirë, ndërkohë që ata po nisin gradualisht programimin e sistemeve të tij. Sidoqoftë, foto akoma më mbresëlënëse do të mbërrijnë javën e ardhshme, kur Perseverance të ketë ngritur mashën e saj të navigimit dhe ti bëjë funksionale kamerat e saj.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us