Me Tiranën na ecën gjithmonë, Gruda ka nevojë për mbështetje – SuperSport

Me Tiranën na ecën gjithmonë, Gruda ka nevojë për mbështetje – SuperSport


Trajneri Edi Martini u shfaq mjaft i lumtur me triumfin minimal 0-1 ndaj Tiranës, por pranoi se ndeshja mund të ishte mbyllur më herët, megjithatë në fund mori në mbrojtje shkodranin Gruda, i cili shpërdoroi shumë raste sot.

Duket sikur Tiranës ia keni marrë dorën…
Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne, pasi pikët janë shumë të rëndësishme. Respekt maksimal ndaj Tiranës, edhe po na ecte ndaj tyre, por edhe kishim besim që do të fitonim, ndaj ia dolëm.

Pse skuadra shprehet më mirë në transfertë?
Në ndeshjet e fazës së parë kemi pasur probleme. Ekipet na rrinin mbrapa për të mos shënuar. Kemi bërë ndeshje të mira, por nuk kemi arritur të fitojmë edhe për çështje fati.

A mendoni se ky është momenti perfekt për t’u përballur me Kukësin?
Nuk ka perfeksion në futboll. Ka të meta që duhen analizuar dhe përmirësuar. Të metat ishin shumë të pakta. Në minutat e fundit duhet të ishim më të qetë para porte dhe mos kishim stres deri në sekondat e fundit.

Pse vendosën ndryshimin e pozicioneve mes Vilës e Karabecit?
Vila është lojtar që ka gjendje fizike shumë të mirë, kjo ishte arsyeja. Vila vrapon pafund, ishte më i shpejtë para dhe mbrapa. Kjo ishte ajo që vendosëm të bënim.

A keni folur me Grudën për rastet e shumta të humbura?
Ne ishim në dhoma, ai s’kishte ardhur akoma, ishte mërzitur. Ndikon edhe trysnia e ndeshjes. Duhet ta mbështesim. Do të mësohet me këto sfida, sepse futbolli i tillë është









Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us