Napoli zhgënjen ndaj Granadas, Arsenali barazon me Benfican

Napoli zhgënjen ndaj Granadas, Arsenali barazon me Benfican



Një nga sfidat më të zjarrta të mbrëmjes në Europa League u luajt në “Olimpico” të Romës mes Benficas dhe Arsenalit që u mbyll në barazim 1-1, duke e lënë të hapur çështjen e kualifikimit. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht realizoi Pizzi i skuadrës Portugeze, me 11-metërsh, ndërsa për “Topçinjtë” barazoi Saka.

Napoli është me një këmbë jashtë kompeticionit, pas disfatës 2-0 në fushën e Granadas, për të cilën realizuan Herrera dhe Kenedy në një hark kohor prej dy minutash (19’ dhe 21’).

Merr rezultat mjaft pozitiv Ajaxi i Amsterdamit, që iu imponua 1-2 francezëve të Lille. Vendësit kaluan të parët në epërsi me Weah, por “harkëtarët” u kundërpërgjigjën me Tadic (11-m) dhe Brobbey.

Villareali gjithashtu shkon me avantazh shumë të madh në sfidën e kthimit pas suksesit 0-2 në fushën e Salzburgut, ku realizuan Alcacer (humbi gjithashtu 11-metërsh në pjesën e parë) dhe Nino.

U shënuan plot shtatë gola në sfidën mes Antwerpit dhe Rangers, ku pati përmbysje e ripërmbysje e ku në fund triumfuan skocezët 3-4.

Përfundoi 3-3 Molde-Hoffenheim, ndërsa Maccabi Tel Aviv – Shaktat Donetsk u mbull 0-2.

Rezultatet (ora 21:00)

Antwerp-Rangers    3-2

Benfica-Arsenal        1-1

Granada-Napoli       2-0

Maccabi Tel Aviv – Shakhtar Donetsk     0-2

Lille-Ajax                     1-2

Molde-Hoffenheim 3-3

RB Salzburg-Villareal       0-2



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us