Kufizimet liberale për pandeminë tërheqin turistë në Madrid

Kufizimet liberale për pandeminë tërheqin turistë në Madrid


Në shumë rajone të Evropës kufizimet për pandeminë Covid-19 janë të ashpra. Kurse në Madrid nuk janë ende të forta dhe ky lajm është përhapur tek turistët.

Madridi është kthyer në një strehë për turistët e rinj, që kërkojnë t’u shpëtojnë kufizimeve për virusin korona. Në shumë rajone të Evropës kufizimet për pandeminë Covid-19 janë të ashpra. Autoritetet kanë frikë nga përhapja e varianteve të reja të koronavirusit. Kurse në Madrid masat kufizuese janë më pak të rrepta se në vendet e tjera të Evropës.

“Në një vend ku të gjitha janë mbyllur dhe koha është e zymtë gjatë gjithë ditës, bie në dëshpërim. Në Francë shtetrrethimi fillon në orën gjashtë. Dhe nuk mund të takohesh as me miqtë e tu. Kafenetë janë të mbyllura. Nuk mund të takosh askënd. Në Francë nuk bën dot asgjë ” –  thotë Zita de Montille, turiste nga Franca.

Një test PCR negativ është i mjaftueshëm për të kaluar kufirin për në Spanjë, ku aktualisht nuk ka karantinë të detyrueshme.

“Këtu kam diell dhe miq. Kafenetë janë të hapura. Fantastike, një ëndërr e vërtetë.” – thotë Martin Sampre, turist francez.

Kufizime liberale

Gjermania u rekomandon qytetarëve të saj t’i shmangin udhëtimet në vendet me rrezik të lartë. Por Madridi vazhdon të mbetet mjaft tërheqës për turistët gjermanë.

“Kur udhëton ndjehesh disi keq, sepse të tjerët po vetizolohen dhe për momentin nuk rekomandohen udhëtimet. Por unë mendoj se njeriu nuk mund të qëndrojë në shtëpi një vit të tërë. Ne duam të shohim botën sa kohë jemi në kulmin e jetës sonë.” – thotë Theodor Storp, turist nga Gjermania.

Jo të gjithë kanë frikë nga gjobat

Studentët zakonisht kthehen në shtëpi për të respektuar shtetrrethimin e mbrëmjeve.

Por jo të gjithë kanë frikë nga kufizimet dhe gjobat. Policia e Madridit shpërndan shpesh festa të paligjshme që vazhdojnë pas orës policore.

“Ne na është dashur të ndërhyjmë në disa raste. Të gjithë pjesëmarrësit ishin të huaj që kishin ardhur në Madrid për një kohë të shkurtër, 2 ose 3 ditë.” – tregon Javier Fernández Ruíz, oficer i Policisë së Madridit.

Madridi është një nga qytetet e pakta në Evropë që lejon ende disa liri veprimi.

Kjo mund të ndryshojë në çdo moment, por tani për tani turistët shijojnë me gëzim diellin./DW


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us