Bashkimi Evropian mbështet Qeverinë Kurti 2, premtohet shpërblimi me liberalizim të vizave për Kosovarët!

Bashkimi Evropian mbështet Qeverinë Kurti 2, premtohet shpërblimi me liberalizim të vizave për Kosovarët!

Për ti dhënë mbështetje akoma më të fuqishme këtij insistimi të miqve gjerman karshi Kosovës, për liberalizimin e vizave gjatë këtij viti, Qeveria Kurti duhet ta ketë top prioritet fillimin e pa kompromis të luftës kundër korrupsionit dhe mbështetjen e sistemit të drejtësisë që në këtë drejtim të punon pa ndikim politik dhe pa asnjë kompromis, pavarësisht se kush janë shkelësit e ligjit dhe çfarë lidhjes kanë ata me krimin e organizuar.

-Siç po thuhet dhe pretendohet nga disa shtete evropianë që e kanë njohur Kosovën, disponimi i tyre pozitiv karshi zhvillimeve të fundit në vendin tonë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, është shumë e pritshme që Qeveria Kurtit 2 do sjell hapa pozitiv në fushën e sundimit të ligjit, dhe për këtë veprim, to të shpërblehet shteti i Kosovës dhe qytetarët me liberalizimin e shpejtë të vizave, brenda këtij viti.

Siç dihet pas humbjes së madhe të ish partive të tej inkrimuara, e që të gjitha me radhë u mundën fuqishëm nga LVV-ja dhe Lista e Vjosa Osmanit më 14 Shkurt, ka kohë simpatia për shtetin e Kosovës është shtuar edhe nga shteti më i fuqishëm në BE Gjermania, shtet që beson se Qeveria Kurti do të jetë qeveri e reformave të thella, prandaj edhe po e kërkon me ngulëm hapjen e rrugës së lirë për Kosovarët në zonën shengen. Jo rastësisht edhe Raportuesi për Kosovën në Asamble Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer ka kërkuar që pikërisht në 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë kosovarëve t’u liberalizohen vizat.

Në një shkrim autorial Beyer ka cituar diplomatin gjerman Volfgang Ischinger që e ka pasur të njëjtën kërkesë. Beyer ka thënë se pajtohet plotësisht me deklaratën e tij. Ai thotë se nuk duhet të ketë më justifikime të padrejta nga Bashkimi Evropian, e se liberalizimi duhet të ndodhë që tani. Pro heqjes së kësaj pengese e bllokimit të pashembullt është deklaruar edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Van Cramon, e cila përveç luftën kundër korrupsionit, kërkon nga Kosova edhe qasje konstruktive në dialogun me Serbinë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us