Studentët nga Kosova apel Ejup Rustemit: O ri profesor, o ndreqe rrugën e Bllacës

Studentët nga Kosova apel Ejup Rustemit: O ri profesor, o ndreqe rrugën e Bllacës






Ata çdo javë vijnë në Universitetin e Tetovës nga rruga e Bllacës, një orë rrugë nga Bllaca ju duket si me shkuar në Haxh. Pas shumë malltretimeve në këtë rrugë ata në adresë të portalit Fol.mk kanë dërguar një apel duke i bërë thirrje profesorit një herit edhe drejtorit të Rrugës Ejup Rustemit që të zgjedh njërën punë o të rije profesor në UT o të rije drejtor dhe të rregulloje rrugën e Bllacës.

“I nderuar profesor, pasi po na mba ligjerata nga zyra juaj në Shkup, ne disa student nga Kosova që udhëtojmë çdo javë për në Tetovë, kalojmë në këtë rrugë të shkatërruar, përpos shkatërrimit të nervave, na është shkatërruar edhe truri, të paktën do të ishte e ndershme dhe e moralshme që të bëni njërn punë të hajrit, o ri profesor o drejtor, nëse ri profesor mba ligjerata nga UT-ja dhe merre rrogën hallall, nëse ri drjetor ndreqe rrugën e Bllacës” thuhet në reagimin e studentëve dërguar në adresën e portalit Fol.mk

Ndryshe edhe pse u premtua se kjo rrugë do të përfundojë për një afat të shkurtër, atje nuk punohet dhe nëse vazhdon me këtë intiesitet, kjo rrugë mund të zgjas mbi 10 vite edhe atë vetëm për 2 kilometra. Nga ana tjetër prej Han të Elezit deri në Prishtinë është e asfaltuar me standarde evropaine.

Nga Kjo ndërmarrje ku drjetor është Ejup Rustemi vazhdojnë të mashtrojnë dita ditës se nuk punohet shkaku i motit të keq, por nuk tregojnë se kur do të fillojë dhe do të mbarojë realisht pa gënjyer qytetarët e veçanërisht shqiptarët e Maqedonisë dhe Kosovës./Fol.mk



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us