“Shqiptarët që urdhëronin grekët”, ministri grek i mbrojtjes jep llogari në Parlament

“Shqiptarët që urdhëronin grekët”, ministri grek i mbrojtjes jep llogari në Parlament


Ministri i Mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos i është përgjigjur mesditën e së martës në Parlament pyetjes së kreut të partisë së Ekstremit të djathtë “Zgjidhja greke” Kyriakos Velopoulos, në se është kryer një hetim i brendshëm për një video ku duken dy ushtarë grekë me origjinë nga Shqipëria tu japin urdhëra ushtarëve të tjerë grekë në një repart ushtarak.

Z. Panagiotopulos, në lidhje me këtë incident që ndodhi në këtë njësi të ushtrisë, vuri në dukje se organet zyrtare kompetente të saj, për dy ushtarët që ishin drejtpërdrejt përgjegjës, kanë vendosur ndëshkimet e duhura disiplinore për veprën e kryer dhe u kontrolluan për çështjen e disiplinës edhe organet e shërbimit kompetent të Njësisë, për të cilat u konstatua ekzistenca e përgjegjësive indirekte dhe direkte.

Hetimi i Brendshëm Administrativ për këtë ngjarje specifike, është kryer dhe ka përfunduar menjëherë në mënyrë që të hetoheshin kushtet në të cilat ndodhi regjistrimi i videos dhe postimi i saj në mediat sociale – ka theksuar Ministri grek i Mbrojtjes. Video në fjalë ka qarkulluar në 15 janar në mediat sociale me titullin “Shqiptarët u japin urdhra ushtarëve grekë”, dhe ka shkaktuar reagime të shumta duke mobilizuar oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë të veprojnë dhe të gjejnë autorët.

Video tregon dy të rinj, njëri prej të cilëve ka veshur rrobat ushtarake, ndërsa tjetri është i veshur me të zeza. Të dy mbajnë bereta në kokë dhe flasin shqip rrjedhshëm në kamera. Pastaj njëri nga të dy kthehet te një grup të rinjsh dhe jep urdhër: “Skuadra, gati tu, para marsh! Ndërsa gjithashtu u jep urdhër të gjithëve të bërtasin një fjalë. Me pas përshëndesin shokët e tyre. Gjithsesi ende nuk bëhen të ditura dënimet disiplinore që u janë dhënë dy ushtarëve me origjinë shqiptare.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us